Deschamp: Më mirë që e goditën në hundë

Futboll

Deschamp: Më mirë që e goditën në hundë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 20:22
Kylian Mbapppe

Kylian Mbapppe është paraqitur sot rregullisht në stërvitjen e fundit të Francës para ndeshjes ndaj Holandës.

Sulmuesi mbante një maskë në këtë seancë stërvitore, duke lënë të kuptohet se dëshiron të përshtatet sa më shpejt me të dhe të provojë të luajë në ndeshjen e kësaj të premte.

Edhe trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka bërë të qartë se po bën llogaritë për një aktivizim të mundshëm të sulmuesit të tij titullar.

“Mbappe mori pjesë në stërvitjen e djeshme dhe do ta bëjë edhe sot.

Të shohim nëse mund të luajë, me stafin mjekësor do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të jetë në gatishmëri për ndeshjen.

Kilian ka shumë dëshirë që të jetë, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë tanët. Është më mirë që u dëmtua në hundë se sa në këmbë, në gjunjë apo kavilje”, tha trajneri i Francës për “Sky Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat