Nagelsmann: Ky është vetëm fillimi

Futboll

Nagelsmann: Ky është vetëm fillimi

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:58
Trajneri Julian Nagelsmann

Gjermania siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2024, pas fitores 2-0 ndaj Hungarisë.

Sukses që mban kombëtaren vendase në vendin e parë në Grupin A.

Trajneri Julian Nagelsmann u shpreh se për të ky është vetëm fillimi: “Duam të fitojmë grupin, ky është objektivi i parë. Duam të kemi më shumë ritëm. Nuk do të ketë asnjë rotacion mes lojtarëve për ndeshjen e tretë. Ju siguroj për këtë”.

“I dhamë Hungarisë shumë hapësirë ​​dhe duhej të gjenim një mënyrë për të mbijetuar në disa momente.

Ata ishin të rrezikshëm. Në pjesën e dytë, ne ishim shumë në kontroll, kur shënuam golin e dytë, bëmë një punë të mirë për t’i mbyllur ato”, tha Nagelsmann.

“Luajmë në fushën tonë, ndaj kemi pritshmëri të mëdha nga ky turne. Nuk dua të ul përqendrimin për asnjë moment, ndaj do të luajnë po ata lojtarë. Gabimet janë të pafalshme, ndaj dua që të gjithë të jenë gati për t’u aktivizuar”, u shpreh trajneri i Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat