Spanja dominon dhe e mposht Italinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Futboll

Spanja dominon dhe e mposht Italinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 qershor 2024 Në ora: 20:03 Përditësuar në ora: 22:50 më 20.06.2024
Spanja feston

Italia me fat që nuk pësoi humbje më të thellë

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Italisë.

Spanja shkëlqeu me lojë dhe krijoi një mori raste, por Italia ka qenë më fat që nuk ka pësuar humbje të thellë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian.

Spanjollët dominuan takimin, ndërsa sulmi i italianëve nuk ishte në nivelin e detyrës.

Spanja - Italia 1:0

Stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia)..
Shënues:Calafiori (55').
Kartona të verdhë:Rodri, Normand, Carvajal  - Donnarumma, Cristante .
Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz (Merino 90+4'), Pedri (Baena 71'), Lamine Yamal (Torres 71'), Morata (Oyarzabal 78'), dhe Williams (Perez 78')
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco , Barella, Jorginho (Cristante 46'), Frattesi (Cambiaso 46'), Lo. Pellegrini (Raspadori 82'), Chiesa (Zaccagni 64) dhe Scamacca (Retegui  64').

“Furia e Kuqe” siguroi biletën për në të tetën e finales. 

Në minutën e 2-të, Pedri nga afërsia humb një rast ideal, goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Donnarumma.

Në minutën e 10-të, Morata i shpejt, krosoi bukur por Williams me kokë i pafat, goditi jashtë shtyllës së majtë të Italisë.

Yamal në minutën e 24-të bëri sllallom dhe topi deri të Morata dhe ky nga këndi i vdekur nuk shënoi në portën italiane, goditja e tij qëlloi në këmbë portierin.

Në minutën e 25-të, Ruiz nga rreth 25 metra dërgoi një projektil, Donnarumma si hero grushton topin në korne.

Në minutën e 52-të, Pedri dështoi nga një potë e qind për qindtë.  

Ofensiva e Spanjës dha fryt në minutën e 55-të, Riccardo Calafior shënoi autogol, 1:0. 

Në minutën e 60-të, Yamal, një talent i madh, dërgoi një supergoditje por për fat të Italisë, shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë. 

Fat i madh për italianët në minutën e 70-të, Williams i shpejt si rrufeja, goditi bukur por traversa aleat i Italisë.

Perez i Spanjës humbi dy raste ideale në fund të ndeshjes. Donnarumma reagon për mrekulli.

Spanja kryeson me 6 pikë në Grupin B, pasojnë Italia 3, Shqipëria 1 dhe Kroacia me 1 pikë.

Më 24 qershor do të takohen: Spanja - Shqipëria (21.00) e Italia - Kroacia (21.00). 
 

Spanja më e mirë

(E plotësuar) -  90' Minuta e fundit.

Spanja - Italia 1:0

Stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia)..

Shënues:Calafiori (55').

Kartona të verdhë:Rodri, Normand - Donnarumma, Cristante .

Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian, Pedri (Baena 71'), Lamine Yamal (Torres 71'), Morata (Oyarzabal 78'), dhe Williams (Perez 78')

Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco , Barella, Jorginho (Cristante 46'), Frattesi (Cambiaso 46'), Lo. Pellegrini (Raspadori 82'), Chiesa (Zaccagni 64) dhe Scamacca (Retegui  64').

87' Spanja ka epërsinë ka qetësinë.

84' Italia as hija e kampionit.

81' Italia në presion.

76' Lojë e shpejt Spanjës.73' Spanja afër fitores e kualifikimit.

70’ Williams i shpejt si rrufeja, godet bukur por traversa ia mohoi golin. Fat për italianët.

67' Italia po e kërkon golin e barazimit.

 65' Italia nuk ka zgjidhje në sulm.

60' Yamal, një talent i madh, dërgoi një supergoditje por për fat të Italisë, shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë.

55' Italia nuk i përballoi presionit të Spanjës, Riccardo Calafior shënoi autogol.53' Spanja ka shtuar presionin.

52' Pedri humb rastin ideal.

50' Italia në presion.

47' Lojë e shpejt.

Përfundon pjesa e parë.44' Spanja po e kërkon golin.

41' Lojë me rivalit, Italia po mbrohet fuqishëm.

37' Spanja ka iniciativën.

34' Italia assesi të vijë deri të rasti për gol.

31' Lojë me ritlm të lartë.27' Spanja po krijon raste por jo edhe të shënoi.

25’ Ruiz nga rreth 25 metra dërgoi një projektil, Donarruma si hero grushton topin në korne.

24' Yamal bëri sllallom dhe topi deri të Morata dhe ky nga këndi i vdekur nuk shënoi në portën italiane.

22' Italia po tenton të krijojë rast por pa sukses deri me tani.

18' Atmosferë e bukur.

15' Spanja po dominon.13' Dy raste të Spanjës të parealizuara.

10' Morata i shpejt, krosoi bukur por Williams me kokë i pafat, goditi jashtë shtyllës së majtë të Italisë.

9' Lojë e fortë dhe një Spanjë e shpejt.

7' Lojë me ritëm, Spanja e do golin.5' Lojë e hapur.

3' Pritet lojë e fortë.

2' Pedri nga afërsia humb një rast ideal, goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Donnarumma.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Spanjë - Itali, supersfidë

Grupi B i Euro 2024 ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të shohë sot të luhet ndeshja mes dy skuadrave që pritet të luftojnë për vendin e parë, Spanjës dhe Italisë.

Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para, përkatësisht 3-0 ndaj Kroacisë dhe 2-1 ndaj Italisë, teksa kërkojnë fitoren në këtë duel, pasi do t’u siguronte matematikisht vendin e parë në grup sido që të shkonte ndeshja e fundit.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Morata, Niko Uilliams.
Trajner: De La Fuente

ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Bastoni, Kalafiori, Dimarko, Barela, Zhorzhinjo; Kieza, Fratezi, Pelegrini; Skamaka.
Trajner: Spaleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat