Valon Behrami: Graniti është një lojtar kyç, Shaqiri është një fenomen

Futboll

Valon Behrami: Graniti është një lojtar kyç, Shaqiri është një fenomen

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:29
Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë lojtarë që bëjnë diferencën në fushë.

Zvicra me Xhakën e Shaqirin gjithnjë është e rrezikshme për rivalët. 

Zvicra është me një këmbë në të tetën e finales së Kampionatit Evropian.

Gjermania kryeson në Grupin A me 6 pikë, duke lënë pas Zvicrën me 4 sosh, Skocinë 1 dhe Hungarinë 0 pikë.

Ish futbollisti i mirënjohur, Valon Behrami, ka vlerësuar Xhakën dhe Shaqirin.

“Nuk është sekret që Graniti është një lojtar kyç për ekipin.

Ne kemi nevojë urgjente për një plan B nëse kundërshtarët vazhdojnë t’i qëndrojnë afër në ndeshjet e ardhshme.

E mira është që Murat Yakin dhe stafi tij kanë kohë ende për të krijuar një variant”, ka shkruar në kolumnen e tij Behrami, transmeton mediumi zviceran “20min”.

Po ashtu ka fjalë të mira edhe për Shaqirin: “Ai e shfrytëzoi mirë rastin e tij kundër Skocisë.

Shaqiri është një fenomen. Mënyra se si ai e shfrytëzon skenën e madhe të këtyre turneve është unike.

Kjo thjesht nuk mund të shpjegohet. Nuk ka bërë sezon të mirë me Chicagon, vjen nga pankina dhe krijon këtë moment magjik.

Ky gol është vërtet diçka e veçantë për të. Xherdani tani është në disponim të mirë dhe me plot vetëbesim.

Kjo është shumë e rëndësishme për ekipin, për turneun dhe marrëdhënien mes tij dhe Murat Yaknit. Kundërshtarët do t’i frikësohen atij pas këtij goli. Ndoshta të dielën Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat