Bajrami thyen një tjetër rekord, fanella e tij shitet rreth 5800 euro

Futboll

Bajrami thyen një tjetër rekord, fanella e tij shitet rreth 5800 euro

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:55
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani.

Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.

Fantazisti kuqezi theu një tjetër rekord, pasi fanella e tij u shit në ankand për 5792 euro.

Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat