Kek: Futbolli mund të jetë mizor

Futboll

Kek: Futbolli mund të jetë mizor

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:52
Kek

Sllovenia ishte shumë afër fitores së parë historike në EURO. Ata ia dolën të pengonin të gjitha përpjekjet e Serbisë përpara se Jovic të godiste në kohën shtesër, duke vendosur barazpeshën 1-1.

Trajneri i sllovenëve, Matjaž Kek ka komentuar pas ndeshjes:

"Ne treguam se e meritojmë të jemi në Euro. Futbolli mund të jetë mizor, por jam i sigurt se kjo skuadër do të marrë shpërblimin e saj. Kemi bërë një lojë të guximshme dhe të ndershme”.

"E dinim se Serbia ishte e rrezikshme nga grupet. Ne ndoshta dështuam në përqendrim, por megjithatë jam krenar për lojtarët për zemrën e tyre të pabesueshme. Tani po përballemi me ndeshjen e fundit në grup”.

“Ne i kthejmë mendimet tona drejt Anglia, janë favoritë të qartë, por edhe danezët dhe serbët, kështu që ne duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat