Mata: Sekreti i Spanjës

Futboll

Mata: Sekreti i Spanjës

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:28
Juan Mata

Juan Mata, i cili shënoi golin e fundit në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Italisë në finalen e jashtëzakonshme në “Euro 2012”, ka zbuluar kiminë unike dhe ndërtimin e ekipit si sekretet e një skuadre që përfundoi një tripletë unike të “Euro 2008”, “Kupa e Botës 2010” dhe “Euro 2012”.

Për më tepër, ish-mesfushori i Çelsit dhe Mançester Junajtidit beson se Spanja aktuale mund të aspirojë titullin. “Spanja vazhdon të ketë një brez të mrekullueshëm – tha Mata për ‘Spirit of Sport’.

Tani ai ka një trajner të ri, Luis de la Fuente, i cili ka fituar një trofe, Ligën e Kombeve. Federata i ka besuar atij, kështu që ai ka kohë për të ndërtuar idetë e tij. Unë ende mendoj se Spanja është një nga skuadrat që do të luftojë për trofeun”. Mata kujtoi dhe një ritual që e shtyu Spanjën drejt lavdisë në Poloni dhe Ukrainë në vitin 2012.

“Ne kishim shumë rutina argëtuese, por ndoshta e preferuara ime, sepse dëgjova dhe mësova nga të gjithë, është se çdo natë para ndeshjes takoheshim në dhomën e portierit Pepe Reina.

Ndoshta aho nuk ka bënte mirë për tu ushqyer dhe mjekët e ekipit nuk do ta kishin miratuar, por ne porositnim briosh dhe çokollatë të nxehtë”, deklaroi Mata.

Ai ka treguar dhe për sekretet në fushë të Spanjës që dominoi futbollin në ato vite që u kurorëzuan me triumfin ndaj Italisë në “Euro 2012”. “Ajo kombëtare ishte një përzierje shumë e mirë e cilësisë së futbollit dhe gjithashtu personaliteteve. Unë po flisja për të një ditë më parë me një mik, dhe ndoshta ishte skuadra më e mirë në të cilën kam qenë për sa i përket secilit prej lojtarëve dhe cilësisë së tyre, por edhe skuadra me më pak egoizëm.

Të gjithë e kuptuan rolin e tyre gjithashtu qenie njerëzore të shkëlqyera jashtë saj. Kjo e bën një ekip fitues, dhe kjo është ajo që ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat