Pioli në vend të Allegrit?

Futboll

Pioli në vend të Allegrit?

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:09
Pioli

Pasi kanë arritur në fund të cikleve të tyre përkatëse me Milanin dhe Juventusin, Stefano Pioli dhe Massimiliano Allegri tani po mendojnë për mundësinë për të filluar sërish diku tjetër.

Nisur nga situata e stolave, është e vështirë të mendosh t’i shohësh sërish në Itali, nëse nuk ka ndonjë ndryshim të papritur.

Prandaj, si Pioli ashtu edhe Allegri mund të përballen me një aventurë jashtë vendit. Dhe në këtë kuptim, Pioli mund të “parakalojë” kolegut të tij.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari Matteo Moretto i ‘Relevo’, në fakt, Pioli do të ishte ndër kandidatët kryesorë në këto momente për stolin e Al Ittihad, skuadra në të cilën luajnë Benzema, Kante dhe Fabinho.

Së fundmi, klubi saudit ka eksploruar gjithashtu gatishmërinë e Allegrit, por tani duket se synon të fokusohet tek ish-trajneri i Milan-it për të zëvendësuar Gallardo-n, me të cilin situata mbetet e tensionuar.

Ndjenja është se pika e kthesës mund të ndodhë kur klubi arab dhe trajneri argjentinas të gjejnë një marrëveshje për zgjidhjen ekonomike të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat