Benitez: Spanjë-Itali? Barazim

Futboll

Benitez: Spanjë-Itali? Barazim

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:03
Pamje nga ndeshja

Spanjë-Itali është dueli më i fortë i ditës së enjte në Euro 2024. Dy kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B, do të ndeshen mes tyre në “Veltins Arena”, duke nisur prej orës 21:00.

Barazim e mendon këtë sfidë Rafa Benitez, trajneri i njohur spanjoll, i cili zgjedh edhe lojtarët e preferuar të të dyja skuadrave.

“Nuk më pëlqejnë parashikimet dhe pothuajse nuk i bëj kurrë, por kam ndjesinë se sonte takimi mund të përfundojë në barazim.

Është një ndeshje ndryshe dhe e veçantë. Spalletti dëshiron ta mbajë ekipi i tij topin, ndërkohë që Spanja kishte më pak posedim topi ndaj Kroacisë.

Por rezultati ishte 3-0 për Spanjën… Rëndësi ka krijimi i rasteve për gol dhe jo qarkullimi i topit vetëm për hir të estetikës së futbollit.

Sigurisht që të dy skuadrat mund të bëjnë llogari në aspektin teorik, nuk e përjashtoj. Si Spanja dhe Italia fituan takimet e para, por pa bindur plotësisht.

Kjo Spanja ka shpejtësi dhe është e frikshme në duelet një kundër një. Ndërkohë që Italia ka qarkullim topi dhe është më e rrezikshme në krahë.

Cilin do të doja të stërvitja? Federico Chiesën, një futbollist i ndryshëm me të tjerët. Do të zbavitesha shumë po të punoja me të. Nga Spanja më intrigon Rodri”, thekson Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat