Anglia për fitore

Futboll

Anglia për fitore

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 17:41
Formacionet

“Tre Luanët” kërkojnë kualifikimin, publikohen formacionet e sfidës Danimarkë-Angli!

Pas fitores së parë, ndaj përfaqësueses së Serbisë, “Tre Luanët” e teknikut, Gareth Southgate do të kërkojnë fitoren e radhës, në këtë Kampionat Evropian, kësaj radhe në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit përballë “Vikingëve” të Danimarkës, në sfidën e dytë dhe fundit, për xhiron e dytë të Grupit C.

Sa i përket formacioneve tekniku Kasperj Hjulmand i ka pozicionuar danezët e tij, me formulën 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Kasper Schmeichel e para tij Vestergaard, Christensen e Andersen. Në krahët e mesfushës janë Maehle e Kristiansen, me qendrë që mbulohet nga Hojbjerg e Hjulmand. Më i avancuar është Christian Eriksen, ndërsa në sulm vendoset dyshja Hojlund-Older Wind.

Në krahun tjetër, Gareth Southgate nuk ka kursyer asnjë nga “yjet” e tij, në formacionin bazë, teksa ka vendosur t’i rreshtojë “Tre Luanët”, me skëmën 4-2-3-1, me portë që mbrohet si zakonisht nga Pickford. Në krahët e mbrojtjes janë Kyle Walker e Kieran Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stone e Guehi. Më të tërhequr në mesfuhë janë Alexander-Arnold e Declan Rice, ndërsa Saka, Bellingham e Phil Foden vendosen pas “bomberit” Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat