Danimarka befason Anglinë

Futboll

Danimarka befason Anglinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 qershor 2024 Në ora: 17:44 Përditësuar në ora: 19:51 më 20.06.2024
Danimarka feston

Pikë e madhe për danezët

Danimarka ka fituar një pikë të madhe në përballje me Anglinë, duke luajtur baras (1:1), në takimin e xhiros së dytë të Grupit C të Kampionatit Evropian në futboll, që po mbahet në Gjermani.  

Fillimi i takimit ishte i baraspeshuar dhe pa ndonjë rast  por nuk shkoi shumë kohë dhe bie goli.

Në minutën e 18-të, një gabim i danezëve, Harry Kane nga afërsia shënoi në këndin e djathtë, 0:1.  

Danimarka - Anglia 1:1

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Polonia)
Shikues: 47.000.

Shënues: Hjulmand (34') - Kane (18').

Kartona të verrdhë:Vestergaard, Maehle, Norgaard - Gallagher,

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Maehle, Hjulmand (Norgaard. 82'), Höjbjerg, Kristiansen (Bah 57'), Eriksen (Skov Olsen 82'), Wind (Damsgaard 57') dhe Höjlund (Poulsen 67').

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Alexander-Arnold (Gallagher 54'), Rice, Saka (Eze 69'), Bellingham, Foden (Bowen 69') dhe Kane (Watkins 69').
Danezët shtrojnë lojën e tyre e cila dha frytet e saja.

Në minutën e 34-të, Morten Hjulmand mori një top e nga rreth 26-27 metra goditi fuqishëm dhe në këndin e poshtëm të djathtë, topi prek shtyllën e futet në rrjetë, 1:1.

Në minutën e 56-të, fat i madh për danezët. Phil Foden ka dërguar një goditje të furishme nga rreth 20 metra e përtoke por shtylla e majtë pingule ia mohoi golin.
Bellingham i vetmuar por nuk e mposhti portierin danez Schmeichel pikërisht në minutën e 71-të.

Në minutën e 73-të, danezi Eriksen nga 30 metra gati shtangu anglezët, por portieri Pickford mezi e ndal goditjen e tij.

Anglia kryeson me 4 pikë në Grupin C, pasojnë Sllovenia me 2, Danimarka 2 dhe Serbia 1 pikë.

Më 25 qershor, Danimarka takohet me Serbinë (21.00) dhe Anglia me Slloveninë (21.00).

Anglia favorit

(E plotësuar) -  88' Ndeshja po shkon drejt fundit.

85' Anglia në presion.

82' Danezët asfër një pike.

Danimarka - Anglia 1:1

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Polonia)
Shikues: 47.000.

Shënues: Hjulmand (34') - Kane (18').

Kartona të verrdhë:Vestergaard, Maehle, Norgaard - Gallagher,

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Maehle, Hjulmand (Norgaard. 82'), Höjbjerg, Kristiansen (Bah 57'), Eriksen (Skov Olsen 82'), Wind (Damsgaard 57') dhe Höjlund (Poulsen 67').

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Alexander-Arnold (Gallagher 54'), Rice, Saka (Eze 69'), Bellingham, Foden (Bowen 69') dhe Kane (Watkins 69').

78' Ndeshje e hapur, 1:1.

76' Anglia po has në telashe me rivalin.

73' Eriksen nga 30 metra gati shtangu anglezët, por Pickford mezi e ndali goditjen e tij.

71' Bellingham i vetmuar por nuk e mposhti portierin danez.

68' Vazhdon baras.

65' Ndeshje e luftuar.

60' Saka i rrezikshëm.

56' Fat i madh për danezët. Phil Foden ka dërguar një goditje të furishme nga rreth 20 metra e përtoke por shtylla e majtë pingule ia mohoi golin.

54' Anglia po sulmon.51' Rice nga rreth 25 metra kërcënoi portën e Danimarkës por nuk befasohet portieri.

47' Anglia është në presion.

Përfundon pjesa e parë.

43' Edhe më tej baras.

40' Danimarka po tregon lojë.37' lojë e bukur.

34' Morten Hjulmand mori një top e nga rreth 26-27 metra goditi fuqishëm e në këndin e poshtëm të djathtë, topi prek shtyllën dhe futet në rrjetë, 1:1.

33' Danimarka po sulmon.

30' Danimarka po shfaqet e rrezikshme.

26' Anglia po luan me qetësi.23' Anglia po luan më mirë.

18' Një gabim i danezëve, Harry Kane nga afërsia shënoi në këndin e djathtë, 0:1. 

16' Anglia po e kontrollon lojën.

12' Anglia më e mirë.7' Lojë me ritëm.

4' Lojë mesatare.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Anglia për fitore

“Tre Luanët” kërkojnë kualifikimin, publikohen formacionet e sfidës Danimarkë-Angli!

Pas fitores së parë, ndaj përfaqësueses së Serbisë, “Tre Luanët” e teknikut, Gareth Southgate do të kërkojnë fitoren e radhës, në këtë Kampionat Evropian, kësaj radhe në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit përballë “Vikingëve” të Danimarkës, në sfidën e dytë dhe fundit, për xhiron e dytë të Grupit C.

Sa i përket formacioneve tekniku Kasperj Hjulmand i ka pozicionuar danezët e tij, me formulën 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Kasper Schmeichel e para tij Vestergaard, Christensen e Andersen. Në krahët e mesfushës janë Maehle e Kristiansen, me qendrë që mbulohet nga Hojbjerg e Hjulmand. Më i avancuar është Christian Eriksen, ndërsa në sulm vendoset dyshja Hojlund-Older Wind.

Në krahun tjetër, Gareth Southgate nuk ka kursyer asnjë nga “yjet” e tij, në formacionin bazë, teksa ka vendosur t’i rreshtojë “Tre Luanët”, me skëmën 4-2-3-1, me portë që mbrohet si zakonisht nga Pickford. Në krahët e mbrojtjes janë Kyle Walker e Kieran Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stone e Guehi. Më të tërhequr në mesfuhë janë Alexander-Arnold e Declan Rice, ndërsa Saka, Bellingham e Phil Foden vendosen pas “bomberit” Harry Kane.

Anglia apo Danimarka?

Danimarka do të luajë kundër Anglisë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

“3 Luanët”, vijnë në këtë sfidë me moralin lart, pas asaj fitoreje me shifrat minimale 1-0 kundër Serbisë. Edhe sot, trajneri Sauthgejt, ka hedhur në fushën e lojës formacionin më të mirë që kanë, sepse e di shumë mirë, që në rast të një fitoreje, Anglia do të kualifikohet si e para e Grupit C.

Danezët a kanë pak punën “pick”. Ata barazuan kundër Sllovenisë në takimin e parë, dhe sot do të tentojnë ndoshta të pamundurën dhe të mposhtin Anglinë. Të gjithë shpresat e tyre varen te “ylli” i ekipit Eriksen, që arriti të shënoi edhe në ndeshjen e kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE:

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmajkëll; Vestergard, Kristensenl, Anderson; Kristiansen, Hojbjerg, Hjulmand, Mehle; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjlumand

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Uallker, Stouns, Gehi, Tripier; Aleksandër-Arnold, Rajs; Saka, Bellingham, Foden; Kane | Trajner: Gareth Sauthgejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat