Mbeten vetëm ndeshjet e fundit

Futboll

Mbeten vetëm ndeshjet e fundit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Mbeten vetëm ndeshjet e fundit, ekspertët e statistikave zbulojnë përqindjet për kualifikimin e Shqipërisë

Shqipëria ka shanse kualifikimi në fazën me eliminim direkt në Euro 2024, por me sa duket ekspertet e statistikave e shohin si pak të mundshëm.

Nëpërmjet 20 mijë simulimeve simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet që kanë kuqezinjtë për t’u pozicionuar në një vend apo një tjetër në grup.  

Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vendin e dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen të hënën.

Sipas simulimeve kompjuterike, me 36% mundësi Shqipëria del e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta.  

Në total, ekspertët përllogaritin se Shqipëria ka vetëm 8 % mundësi q ëtë kualifikohet në fazën e 16 skuadrave më të mira.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat