Egnatia vijon përgatitjet në Slloveni

Futboll

Egnatia vijon përgatitjet në Slloveni

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 15:23
Egnatia

Egnatia vijon përgatitjet në Slloveni për të qenë gati për duelin e raundit të parë në Champions League.

Dje Egnatia ka zhvilluar një takim miqësor kundër sllovakëve të Ruzomberok, e përfunduar me rezultatin 2-2.

Për Egnatian ka debutuar në këtë takim miqësor sulmuesi Bakajoko, i cili nuk është prezantuar ende në formë zyrtare.

Lojtari nga Bregu i Fildisht ka lënë përshtypje pozitive te stafi teknik. Trajneri Edlir Tetova ka luajtur me modulin 4-3-3. Pjesa e parë, edhe pse është dominuar nga Egnatia sa i takon mbajtjes së topit, sllovak ka arritur të shënojë dy gola me Çobot në të 16-ën dhe Krien në të 39- ën.

Në fraksionin e dytë minuta mori edhe Lushkja, Drame, Gjata, Lubas dhe Ahmetaj, që më energjinë e tyre ndryshuan ekuilibrat e sfidës.

Falë depërtimeve nga krahët, Ndreca dhe Fangaj kanë shënuar dy golat për kampionët e Shqipërisë. Një ndeshje e interpretuar mirë nga Egnatia, e cila përtej rezultatit, ka dhënë shenja të mira përpara përballjes që do të luajë me boshnjakët e Borac Banja Luka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat