Manaj: Duhet të futemi më fort se sa me Kroacinë, të jemi më të përqendruar

Futboll

Manaj: Duhet të futemi më fort se sa me Kroacinë, të jemi më të përqendruar

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 14:51
Rey Manaj

Rey Manaj doli sot në konferencën për shtypin.

Sulmuesi u aktivizua si titullar në duelin Kroaci-Shqipëri 2-2, sfida e dytë e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024.

Në fjalën e tij, 27-vjeçari u ndal te barazimi me kroatët, ecuria e kuqezinjve deri tani në Europian. Si dhe “finalja” e së hënës përballë Spanjës

"Pjesën e dytë mund ta menaxhonim ndryshe.

Në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra s është e lehtë në kundër sulm, kur ke topin s ke fuqi që mund ti kapësh në kundër sulm, edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë, ekipi do të ecë para dhe kombëtarja të jetë më parë dhe jo individualiteti, duhet të futemi më fort se sa me Kroacinë, duhet të jemi më të përqendruar", tha Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat