Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho me grup të plotë para sfidës me Spanjën

Futboll

Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho me grup të plotë para sfidës me Spanjën

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 14:38
Shqipëria

Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho me grup të plotë para sfidës me Spanjën!

Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2:2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’, Sylvinho ka vendosur të mos humbasë asnjë minutë kohë, teksa ka nisur që këtë të enjte stërvitjen për sfidën e radhës.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara, “Legjionarët” po punojnë ka filluar punën intensive në kuadër të kësaj sfide, ku deri më tani djemtë tanë kanë premtuar se do të bëjnë çdo gjë për të arritur një rezultat historik, që do të na bënte ta mbajmë mend gjatë këtë aventurë në Evropianin e Gjermanisë.

Deri më tani, nuk raportohet të ketë asnjë mungesë për tekniku brazilian, i cili ndryshe nga sfidat e para të Euro 2024, ndaj Spanjës dhe Kroacisë, këtë herë duhet të bëjë me shumë kujdes zgjedhjet sa i takojnë formacionit titullar, nëse kërkon të hyjë në historinë e popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat