Kjo Slloveni çudit në minutën e fundit me Serbinë! Kjo nuk duhej

Futboll

Kjo Slloveni çudit në minutën e fundit me Serbinë! Kjo nuk duhej

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 qershor 2024 Në ora: 14:42 Përditësuar në ora: 16:49 më 20.06.2024
Sllovenia feston

Sllovenia gabon në fund

Sllovenisë në çastet e fundit i ikë fitorja nga dora.

Sllovenët barazuan me rezultat 1:1 me Serbinë.

Sllovenia - Serbia 1:1

Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).

Shënues: Zan Karnicnik (69') - Joviq (90+5').

Kartona të verdhë: Janzha, Vipotnik - Mlladenoviq, Llukiq, Gaçinoviç e Joviq.

Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Stojanoviq (Verbic 76'), Elsnik (Brekallo 90+1’), Gnezda Cerin, Mlakar (Gorenc Stankoviq 64'), Sporar dhe Sesko (Vipotnik 76').
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, A. Zhivkoviq (Birmanceviç 82'), Mladenoviq (Gaçinoviç 46'), Iliq, Llukiq (Milinkoviq-Saviq 64'), Vllahoviq (Joviq 64'), Tadiq (Samarxhiq 82') dhe A. Mitroviq.
 
Çudia sllovene, në sekonda e fundit gabuan dhe fitoren e artë e lëshuan..

Kjo nuk duhej.

Në minutën e 4-të, Cerin nga 20 metra kërcënon Serbinë por portieri Rajkoviq nuk mposhtet.

Në minutën e 8-të, Mlakar sërish kërcënon por portieri Rajkoviq reagon mirë.

Elsnik humb rastin që nuk humbet në minutën e 37-të, goditja e tij u ndal nga shtylla e majtë e Serbisë.

Në pjesën e dytë, Sllovenia i jep goditje të rëndë serbëve.

Në minutën e 58-të, futbollisti Sesko nga një pozitë si anash e nga rreth 20 metra, ka dërguar një projektil ndërsa portieri Rajkoviq mezi dëbon mbi portë.

Në minutën e 69-të, shpërthen festa në stadiumin në Munih. Zan Karnicnik nga afërsia shkund portën e majtë të Serbisë.  

Ai shënoi pas asistimit të Elsnik. 

Pas tre minutave, fati të sllovenët, traversa i shpëtoi.

Në minutën e 90+5. Joviq ka barazuar rezultatin.

Anglia kryeson në Grupin C me 3 pikë, pasojnë Sllovenia me 2, Danimarka 1 dhe Serbia 1 pikë.

Sllovenia barazon

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

85' Hajde Slloveni hajde.

80' Sllovenia do golin e radhës.

Sllovenia - Serbia 1:1

Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).
Shënues: Zan Karnicnik (69') - Joviq (90+5').

Kartona të verdhë: Janzha - Mlladenoviq, Llukiq.

Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Stojanoviq (Verbic 76'), Elsnik, Gnezda Cerin, Mlakar (Gorenc Stankoviq 64'), Sporar dhe Sesko (Vipotnik 76').
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, A. Zhivkoviq (Birmanceviç 82'), Mladenoviq (Gaçinoviç 46'), Iliq, Llukiq (Milinkoviq-Saviq 64'), Vllahoviq (Joviq 64'), Tadiq (Samarxhiq 82') dhe A. Mitroviq.

77' Sllovenët pak minuta janë larg fitores.

75' Një Slloveni me zemër të madhe.

72' Traversa shpëtoi Slloveninë. 

69' Sllovenia në epërsi. Zan Karnicnik nga afërsia shkund portën e majtë të Serbisë. 

67' Sllovenët kanë iniciativën.64' Sllovenia do golin e kërkon përmes Seskos.

61' Një Slloveni më agresive.

58’ Futbollisti Sesko nga një pozitë si anash e nga rreth 20 metra, ka dërguar një projektil dhe portieri Rajkoviq mezi dëbon mbi portë.

57' Sllovenia merr veten.52' Sllovenia nuk e ka ritmin e lojës si në pjesën e parë.

50' Lojë mesatare.

47' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

43' Lojë me ritëm.40' Nuk ka gola.

37' Elsnik humb rastin që nuk humbet, goditja e tij ndalet nga shtylla e majtë e Serbisë. 

34' Sllovenët po luftojnë.

30' Sllovenia po tregon angazhim.27' Lojë me rivalitet por ende pa gola.

24' Sllovenët dominojnë takimin.

21' Nuk ka ende gola.

18' Lojë e mirë.

14' Sllovenët patën dy raste por pa finalizim.

10' Sllovenia më e mirë.

8' Sllovenia sërish kërcënon por portieri Rajkoviq nuk mposhtet.

7' Sllovenia e do golin me çdo kusht.

4' Cerin nga 20 metra kërcënon Serbinë.

3' Sllovenia e do fitoren.

1’ Fillon ndeshjs.

Sllovenia do fitore

Sllovenia do të përballet me Serbinë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Sllovenët vijnë nga barazimi me kombëtaren e Danimarkës 1-1, dhe duan të marrin 3 pikët e para për këtë kompeticion. Sheshko do të jetë i gatshëm për të tijë, dhe i gjithë kombi i ka shpresat te ai për të bërë një mrekulli dhe për të mposhtur Serbinë, që deri më tani e ka treguar që nuk do shumë punë për ta bërë.

Nga ana tjetër është Serbia, që vjen e demoralizuar nga ajo humbje me shifrat 1-0 kundër Anglisë.

 Ndoshta ishte thjesht Anglia shumë e mirë dhe nuk i la të bënin shumë.

Sllovenia e ka rastin e artë kundër Serbisë 

Kombëtarja e Sllovenisë e ka rastin e artë kundër Serbisë, që me fitore të jetë më afër të tetës së finales së Kampionatit Evropian. 

Sllovenët e kanë rastin e artë t’ia minimizojnë gjasat apo të rrëzojnë Serbinë qysh në fazën e grupit.

Anglia kryeson në Grupin C me 3 pikë, pasojnë Danimarka 1, Sllovenia 1 dhe Serbia 0 pikë. 

Sllovenia - Serbia

Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Stojanoviq, Elsnik, Gnezda Cerin, Mlakar, Sporar dhe Sesko.
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, A. Zhivkoviq, Mladenoviq, Iliq, Llukiq, Vllahovic, Tadiq dhe A. Mitroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat