Manaj: Të kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë

Futboll

Manaj: Të kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 14:23
Rey Manaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë.

Në një konferencë për gazetarët, Manaj deklaroi se pjesa e dytë e sfidës, e cila përfundo me rezultatin 2-2, mund të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë.

Manaj shpreson për fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Spanjës.

“Besoj se në pjesën e dytë, Kroacia do sulmonte, ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë.

Ekipi tjetër ka lojtarë cilësorë. Pjesën e dytë mund ta menaxhonim më mirë situatën. Jemi të kënaqur me barazimin.

Shpresojmë të marrim fitore me Spanjën”, theksoi Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat