Fanella e Nedim Bajramit më e shtrenjta

Futboll

Fanella e Nedim Bajramit më e shtrenjta

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 14:13
Pamje nga ndeshja

Ishte një gol, që nga mbushi plot shpresë e gëzim, pavarësisht se në fund e humbëm ndeshjen.

“Fantazisti” Nedim Bajrami tundi rrjetën e “Të Kaltërve”, të Italisë, vetëm 23 sekonda pas fillimit të sfidës tonë hapëse, në këtë Kampionat Evropian, duke vendosur edhe rekordin, si golin më të shpejtë, në historinë e këtij turneu.

Të shumtë ishin ata që kanë kërkuar të blejnë fanellën e “yllit” të Sassuolo dhe këtë gjë kanë arritur ta bëjnë nëpërmjet një ankandi dhe në fund bluza e 25-vjeçarit u shit për vlerën e 5792 eurove, më e shtrenjta deri në këtë pikë të Evropianit, për “Legjionarit”, teksa menjëherë pas tij vjen fanella e Armando Brojës, e cila u shit për 825 euro.

Ndërakq, në pesë fanellat më të shitura gjatë këtij ankandi janë fanellat zyrtare të “Legjionarëve”, ajo e kuqe dhe ajo e zezë, të firmosura nga të gjithë lojtarët, të cila u shitën për shifrat e 634 dhe 506 eurove, ndërsa në vendin e pestë renditet bluza e Mirlind Dakut, e cili kapi vlerën e 477 eurove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat