Portieri shqiptar më i miri i të gjithë Europianit

Futboll

Portieri shqiptar më i miri i të gjithë Europianit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 14:08
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha ishte portieri titullarë që mbrojti shtyllat e portës së Kombëtares shqiptare në takimin e së mërkurës kundër Kroacisë.

Gardiani kuqezi, bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e ndihmuar ekipin kombëtar të marrë një barazim të vyer kundër kroatëve.

Strakosha bëri në total 8 pritje në atë takim, duke mbajtur rekordin e këtij Europiani, si portieri më me shumë pritje në një ndeshje të vetme.

Ju rikujtojmë që Strakosha ishte në balotazh me Berishën për vendin e titullarit në këtë Europian, por në momentin e fundit, Silvinjo vendosi për Strakoshën, gjë që iu shpërblye në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat