Slot kërkesa klubit

Futboll

Slot kërkesa klubit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:57
Arne Slot

Arne Slot është pasardhësi i Jurgen Klopp si trajner i Liverpool. Disa javë pas njoftimit, trajneri holandez dha intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit. “Kam pasur kontaktet e para me lojtarët e Liverpool në fund të sezonit të kaluar”, rrëfen Slot.

“Ata duhej të përfundonin sezonin dhe nuk mendoj se unë do të isha shumë i lumtur nëse pasardhësi im do t’i kishte thirrur lojtarët përpara se të largohesha nga klubi.

Fillova me kapitenin, i cili është Virgil van Dijk, gjë që është e lehtë për mua, sepse ne mund të flisnim holandisht”, shprehet Slot.

“Më pas kam biseduar edhe me disa të tjerë, por jo shumë sepse shumica e tyre janë duke luajtur në Kampionatin Europian dhe disa të tjerë janë në Copa America. Gjëja më e mirë është të mbajmë një distancë të caktuar, por edhe të interesohemi për ta dhe të shpresojmë që shumica prej tyre të jenë mirë”, tha më tej trajneri holandez.

“Do t’i shoh më vonë të gjithë. Do të takohem me ta dhe mendoj se është një mënyrë më e mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin se sa takimet përmes telefonit ose Zoom”, tha Slott që ka edhe dfisa kërkesa në merkato.

“Merkato e verës? Kanë mbetur edhe një ose dy pozicione për t’u plotësuar dhe po flasim për këtë me klubin. Ditët e fundit po zhvillojmë edhe takime për këtë temë, të shohim se çfarë do të na ofrojë edhe Europiani”, tha Arne Slot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat