Modriç: Tani jemi të detyruar të fitojmë me çdo kusht ndaj Italisë

Futboll

Modriç: Tani jemi të detyruar të fitojmë me çdo kusht ndaj Italisë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:50
Luka Modriç

Me një pikë pas dy ndeshjes, mesfushori kroat Luka Modriç e di shumë mirë se për të kaluar në raundin e 16-të të Kampionatit Europian 2024, vendit të tij i nevojitet një fitore ndaj Italisë në sfidën e tretë në Grupin B.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të mundim me çdo kusht Italinë. Mund ta bëjmë vetëm nëse luajmë siç bëmë në pjesën e dytë kundër Shqipërisë”, u shpreh Luka Modriç, që mund të jetë në turneun e fundit me kombëtaren helvete.

“Do të jetë shumë e vështirë edhe kundër Italisë. Ata janë një ekip i fortë dhe i organizuar mirë me një trajner të shkëlqyer. E dinim që në fillim se ndeshja ndaj tyre do të ishte vendimtare”, tha më tej Luka Modriç.

“Ndoshta e tillë do të ishte edhe sikur ta kishim mundur Shqipërinë. Gjithseis, do të luajmë pa frikë. Nëse sillemi ashtu siç dimë, çdo kundërshtar mund ta përballojmë me optimizëm”, tha mesfushori kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat