Motta, i qartë

Futboll

Motta, i qartë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:38
Koopmeiners

Thiago Motta ishte shumë i qartë në bisedimet e tij me Cristiano Giuntolin dhe nënvizoi dy prioritetet për Juventusin e tij.

Njëri, siç raportohet nga “Tuttosport”, përfaqësohet nga transfertat e kësaj vere, të cilat duhet të jenë në gjendje të garantojnë zgjerim e jo tkurrje të skuadrës aktuale.

Tjetri ka të bëjë me blerjen e Teun Koopmeiners, mesfushorit të Atalantës, të cilin trajneri e vendos të parin në listën e objektivave të merkatos.

Drejtori i futbollit të Juventusit ka gjetur një marrëveshje në parim me lojtarin holandez për një kontratë 5-vjeçare me 4 milionë euro në sezon, plus bonuse, por duhet të negociojë me Atalantën, e cila e mban stekën lart për xhevahirin e saj.

Përfshirja e një homologu në negociata është e mundur, me “Zonjën e Vjetër” që propozon Dean Huijsen, mbrojtës i lindur më 2005, i cili vitin e kaluar, nga janari, luajti në huazim te Roma. Në këtë mënyrë kërkesa nuk do të ishte më shumë se 60 milionë euro, por 30 “cash”, plus tarifën e qendërmbrojtësit.

Koopmeiners pati një sezon si protagonist absolut me Atalantën, duke fituar “Europa League” dhe luajtur 51 ndeshje sezonale mes kompeticionit europian, Serie A dhe Kupës së Italisë. Holandezi shënoi 15 herë, shifra të shkëlqyera për një mesfushor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat