Duka, i larguari i radhës nga skuadra e Kukësit

Futboll

Duka, i larguari i radhës nga skuadra e Kukësit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:36
Duka

Kukësi ende s’po arrin që ta gjejë veten pas zbritjes nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Anxhelo Tafas, Kristian Rroku, Vasil Zhongo, Franko Lamçe, Kleandro Lleshi, Franci Lala, Theodhoris Mingos, Nikolai Solodovnikov, Aleksandre Talento janë disa nga futbollistët e Kukësit të sezonit të fundit që e kanë shpallur prej kohësh “divorcin” me verilindorët.

Por eksodi mendohet se është më i madh, pasi ka edhe emra të tjerë që në heshtje e konsiderojnë veten larg Kukësit të sezonit të ri, që do të militojë në Kategorinë e Parë.

Një emra thuajse i larguar nga ekipi kuksian është edhe mbrojtësi Nikolin Duka. Një sezon luajti 24-vjeçari me Kukësin, ku u aktivizua në 25 ndeshje, Nikolin Duka. Mbrojtësi i krahut të djathtë më herët ka luajtur edhe me Laçin e Korabin dhe gjasat janë që Duka karrierën ta vazhdojë jashtë vendit, ndonëse interesim nga edhe nga klube shqiptarë të elitës dhe Kategorisë së Parë.

Sipas zërave të merkatos, flitet se Nikolin Duka mund të nisë një eksperiencë të re në futbollin bullgar, por për momentin gjërat mbeten në kuadrin e bisedimeve. Nëse lojtarët e sezonit të shkuar dalëngadalë po e marrin vetë në dorë situatën për të vendosur për të ardhmen, sa i përket klubit të Kukësit askush s’mund të japë për momentin një përgjigje se cila është rruga që do të ndjekin për sezonin e ri.

Pas largimit të Bledar Devolli, verilindorët janë edhe pa trajner dhe emri i vetëm që është lakuar deri tani është ai i zv.trajnerit Oltion Kërnaja. Gjithsesi, opsion mbeten edhe trajnerë nga Kosova, por që deri tani kanë qenë thjesht në kuadrin e fjalëve që qarkullojnë në ambientet e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat