Zoran Vuliq nuk e përtyp barazimin me Shqipërinë: Nëse nuk mund të kaloni një lojtar, qëndroni në shtëpi

Futboll

Zoran Vuliq nuk e përtyp barazimin me Shqipërinë: Nëse nuk mund të kaloni një lojtar, qëndroni në shtëpi

Nga: K.Goca Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:15
Zoran Vuliq dhe pamje nga ndeshja

Legjenda e futbollit kroat dhe Hajdukut të Splitit, Zoran Vuliq, nuk pajtohet me barazimin e Kroacisë me rezultat 2:2 me Shqipërinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Kampionatit Evropian.

Vuliq ka kritikuar ashpër futbollistët e Kroacisë. 

“Pjesën e parë e luajtëm si fillestar. 

Dhe nëse nuk mund të kaloni një lojtar, është më mirë të qëndroni në shtëpi...”, thotë Vuliq për mediumin kroat “24 sata”.

“Skuadra që është e dyta në botë nuk duhet të pësojë një gol të tillë në minutën e fundit dhe sidomos të mos pësojë pesë gola në dy ndeshje. 

Ne nuk ishim Kroacia që mund të bëheshim dhe që ishim”, tha mes të tjera Vuliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat