Futbollisti i Lilles, me urgjencë në spital

Futboll

Futbollisti i Lilles, me urgjencë në spital

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:42
Bentaleb

Klubi francez i Lille njoftoi se futbollisti algjerian, Nabil Bentaleb, u shtrua në spital të martën mbrëma, por pa dhënë detaje për problemin shëndetësor që ka.

Sipas informacioneve nga klubi, mesfushori algjerian ka pësuar një sëmundje të papritur, por është trajtuar menjëherë dhe tani është shtruar në Spitalin Universitar të Lille.

Edhe pse nuk jep detaje të mëtejshme për gjendjen e lojtarit apo çfarë e shkaktoi sëmundjen, klubi francez informoi se po monitoron nga afër situatën e Bentaleb. Për më tepër, Lille bëri thirrje për “respektim maksimal për privatësinë e sportistit”.

Duke parë këtë lajm, shtypi francez kujton se transferimi i Bentaleb te Lille, në vitin 2023, rrezikonte të mos ndodhte, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

Në atë kohë, presidenti i klubit francez, Olivier Létang, raportoi se miokarditi i zbuluar përbënte një “rrezik vdekjeje të papritur” për lojtarin, i cili duhej t’u nënshtrohej disa testeve mjekësore për të marrë më në fund dritën jeshile për të nënshkruar me Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat