José Mourinho është kthyer në aksion.
Trajneri portugez nisi këtë të enjte sfidën e re të karrierës së tij, si trajner i Fenerbahçes, duke e ndarë ditën e parë të punës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale: “Dita 1”.
Pas mbërritjes në Stamboll një ditë më parë, portugezi 61-vjeçar i është futur punës këtë të enjte në qendrën stërvitore të skuadrës turke në Samandira.
Fenerbahçe e nis fazën parasezonale këtë të shtunë dhe tashmë ka disa ndeshje përgatitore të planifikuara: me Admira Wacker (6 korrik), Hajduk Split (10 korrik) dhe Strasburg (13 korrik).