Rraklli: Zëvendësimet erdhën me vonesë

Futboll

Rraklli: Zëvendësimet erdhën me vonesë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:23
Shqipëria

Dramë e vërtetë rezultoi të ishte ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e luajtur në Hamburg, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Ish futbollisti i kombëtares, Altin Rraklli thotë se kjo ishte ndër ndeshjet më të bukura që Shqipëria ka zhvilluar vitet e fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rraklli u shpreh se trajneri Sylvinho, i kreu me vonesë zëvendësimet.

Ndërsa menaxheri i futbollit, Dritan Gjyrezi deklaroi se për nga mënyra se si shkoi ndeshja, kombëtarja shqiptare humbi dy pikë përballë asaj kroate.

Altin Rraklli, tha: Ne sot kemi bërë një nga ndeshjet më të bukura, sidomos sa i përket grintës së skuadrës, angazhimit gjatë gjithë kohës. Një nga më të mirat e viteve të fundit.

Ka ana taktike, kishte dy tablo. Pjesën e parë e bëmë në mënyrë perfekte. Kundërsulmuam si një skuadër e madhe. Duhet t’i kishin zgidhur më mirë situatat e rasteve, ta kishin dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë pamë një tablo tjetër. Një skuadër që i ra potenca fizike, derisa u bënë zëvendësimet. Zëvendësimet erdhën pak me vonesë, duhet të kishte reaguar pak më herët trajneri. Ato 10 minutat e fundit, me zëvendësimet dhe presionin që i krijuam Kroacisë, më dha ndjesi të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat