Lotito tenton sulmuesin e Manchester United

Futboll

Lotito tenton sulmuesin e Manchester United

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:14
Mason Greenwood

Pasi e provoi, por pa sukses, verën e kaluar, Lazio po tenton sërish të sigurojë shërbimet e Mason Greenwood. Juventusi, të paktën për një moment, duket i tërhequr nga gara dhe kështu Lotito tenton të përshpejtojë për anglezin e Manchester United, i cili kushton 40 milionë euro.

Presidenti i bardhekaltërve ka ofruar 20 milionë euro, por ato janë vetëm gjysma e shumës që pretendojnë “Djajtë e Kuq”. Ideja është që 20 të tjera të shlyhen në momentin e rishitjes së mundshme.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, paga e kërkuar nga lojtari është 3.5 milionë në vit dhe Seria A po e tundon, të paktën duke e detyruar të reflektojë për mundësinë e një transferimi në Itali.

Paralelisht drejtuesit e Lazios po negociojnë edhe për Calvin Stengs, për të cilin kontaktet vijojnë prej dy ditësh. Duhen 20 milionë, megjithatë  Lazio ka marrë kohën saj, në pritje të asaj që do të ndodhë Greenwood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat