Si po e tenton menaxheri të bindë Milanin?

Futboll

Si po e tenton menaxheri të bindë Milanin?

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:13
Joshua Zirkzee - majtas

Milani po bën gjithçka për të marrë Joshua Zirkzee, por deri tani pa sukses.

Pengesa më e madhe është dhe mbetet komisioni i kërkuar nga menaxheri i sulmuesit holandez, Kia Joorabchian, të cilin sipas Ibahimovicit, “Djalli” absolutisht nuk dëshiron ta paguajë.

15 milionë të kërkuara është një shifër e konsideruar e papranueshme, e cila në fakt bllokoi negociatat. Një situatë që ka gëzuar Bolognan, e cila shpreson të mbajë Zirkzee dhe të luajë me të në Championsin e ardhshme, por edhe skuadrat e tjera potenciale të interesuara për lojtarin, me Manchester United në krye.

Joorabchian, megjithatë, dëshiron që klienti i tij të realizojë ëndrrën për të luajtur për Milanin dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Dhe ideja do të ishte që gjithashtu t’u ofrohet kuqezinjve edhe vëllai i Joshuas, Jordan Zirkzee. Ky është një sulmues i lindur në vitin 2005 dhe luan tek U-19 e Bayer Levekusenit me një të ardhme ende për t’u përcaktuar.

Në praktikë, një operacion që pason atë të kryer nga vetë Joorabchian, me Kakànë dhe vëllanë e tij të vogël, Digao, dhe së fundmi nga Raiola me vëllezërit Gigio dhe Antonio Donnarumma. Dy operacione që nuk dhanë rezultate, të paktën nga pikëpamja teknike.

Tani duhet kuptuar nëse Milani i ri është i gatshëm të pranojë propozimin për të siguruar Zirkzee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat