Bushi publikon listën e U20 për aktivitetin e organizuar nga sheikët

Futboll

Bushi publikon listën e U20 për aktivitetin e organizuar nga sheikët

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 11:48
Lista

Kombëtarja shqiptare U-20 do të marrë pjesë në turneun e veçantë në Arabinë Saudite që do të zhvillohet në datat 25 qershor – 5 korrik.

Në këtë turne pjesëmarrës përveç Shqipërisë do të jenë edhe 11 vende arabe; Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Jemeni, Libani, Palestina, Iraku, Siria, Bahraini dhe Omani.

Trajneri Alban Bushi ka shpallur edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudit. 12-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite më datë 22 qershor. Në këtë turne Shqipëria është pozicionuar në grup B së bashku me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë më datë 26 qershor ndaj Libanit, ndërsa dy ditë më pas më datë 28 qershor do të përballen me Irakun. Sfida e fundit e Shqipërisë U-20 në grup do të jetë ndaj Jordanisë më datë 30 qershor.

Më pas do të nisë faza me eliminim direkt deri në sfidën finale që do të luhet më datë 5 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat