Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Itali - Spanjë

Futboll

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Itali - Spanjë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 08:18
Do të luhet një ndeshje e Grupit B dhe dy të tjera të Grupit C.

Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Do të luhet një ndeshje e Grupit B dhe dy të tjera të Grupit C.

Ndeshja e parë do të filloj nga ora 15:00 në Allianz Arena, ku Sllovenia përballet me Serbinë.

Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 në Deutche Bank Park në Frankfurt, Danimarka dhe Anglia do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme.

Danezët pas barazimit në ndeshjen e parë kërkojnë me çdo kusht fitore, derisa anglezët synojnë tre pikët e radhës për kualifikim.

Padyshim që derbi kryesor i mbrëmjes në Euro 2024 është ai mes Spanjës dhe Italisë 21:00.

Të dyja kombëtaret e kanë nisur me nga një fitore evropianin, derisa kërkojnë të triumfojnë sot për të siguruar kualifikimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat