“Gjithmonë pozitiv”, dokumentari i Van Gaalit ku rrëfen luftën me kancerin

Futboll

“Gjithmonë pozitiv”, dokumentari i Van Gaalit ku rrëfen luftën me kancerin

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 07:40
Louis Van Gaal

Louis Van Gaal, i cili po lufton kancerin agresiv të prostatës, është protagonisti i një dokumentari “Gjithmonë pozitiv”, i cili do të mbështesë kërkimin onkologjik.

Trajneri 72-vjeçar bëri të ditur se vuante nga kanceri i prostatës gjatë Botërorit në Katar, kur ishte trajner i Holandës.

“Gjithmonë dukesha shumë i ri, kjo është arsyeja e paraqitjes sime të mirë (qesh). Nëna ime po vdiste dhe fytyra e saj ishte si një lule deri në momentin e fundit. Askush nuk e pa që ajo ishte i sëmurë.

Kam të njëjtin problem. Ose të njëjtin fat. Kam më shumë se tre vjet që merrem me sëmundjen, me rrezatim, injeksione hormonale, operacione, kateterë dhe qese me urinë. Është e pabesueshme, por unë mund ta bëj.

I kam menaxhuar gjërat dhe madje kam arritur të punoj gjatë Botërorit të fundit. Procesi i kancerit nuk është shumë i ndryshëm nga procesi i të qenit trajner. Për mua ishte pozitive të merresha me të dyja gjërat”, shpjegoi ai.

Van Gaal tregoi se si reaguan lojtarët kur ai vetë u tregoi për problemin serioz që kishte:

“Unë nuk mendoj se ishte e rëndësishme për marrëdhëniet me lojtarët. Kur mund ta fshehësh, aq më mirë. Takimi i radhës me lojtarët ishte paksa i veçantë. Ata folën më shumë se unë. Dhe si trajner i kombëtares i sheh njerëzit një herë në muaj ose çdo gjashtë javë. Pasi e zbulova, besoj se lojtarët e mi kishin më shumë respekt për mua. Mendoj se ishte mirë për ekipin.”

Tekniku bënte edhe trajtime gjatë natës:

“Meqë në fillim mendova se ishte më mirë të mos e dinin, u fsheha aq sa munda. Pasdite duhej të pushonin dhe unë shfrytëzoja rastin të flija sa më shumë. Më pas i bëja trajtimet natën që të mos më shihte njeri”.

Për rikthimin e mundshëm në pankinë, Van Gaal tha se “nuk i duhet kurrë, mendoj gjithmonë pozitivisht.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat