Xherdan Shaqiri habit: Lojërat e mëdha janë për mua

Futboll

Xherdan Shaqiri habit: Lojërat e mëdha janë për mua

Nga: K.Goca Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:36
Xherdan Shaqiri

Kombëtarja e Zvicrës mori një pikë (1:1) ndaj Skocisë

Ishte një betejë mes kombëtares zvicerane dhe Skocisë. 

Shaqiri shënoi eurogol në minutën e 26-të duke barazuar rezultatin 1:1.

“Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Ishte një goditje perfekte.

Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm.

Ne donim të fitonim. Lojërat e mëdha janë bërë për mua”, tha Shaqiri për televizionin zviceran “SFR”.

 “Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne.

Por unë qëndroj me këmbë në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Ishte një barazim i drejtë”, tha ndër të tjera Shaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat