Shurbatoviqi e paska paralajmëruar tërheqjen e mundshme të Serbisë nga Euro 2024, shkak shqiptarët e kroatët!

Futboll

Shurbatoviqi e paska paralajmëruar tërheqjen e mundshme të Serbisë nga Euro 2024, shkak shqiptarët e kroatët!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:26
Jovan Shurbatoviq

Serbët dijnë të aktrojnë para popullit të tyre.

Aq larg shkon imagjinata e tyre sa nuk e përthekon  truri i njeriut.

Ky farë Jovan Shurbanoviqi i ka dal punë me tifozët kroatë e shqiptarë, sipas tij, tifozët e lartpërmendur kanë pas sjellje të pahijshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Shurbatoviq, thotë se do të kërkojë nga UEFA-n për dënimin më të rrepta për një sjellje të tilla.

“Me çmimin e mos vazhdimit të pjesëmarrjes në Euro... Nëse UEFA nuk i ndëshkon në mënyrë drastike keqbërësit, ne nuk duam të marrim pjesë në këtë”, tha Shurbatoviq për televizionin “RTS”.

Një deklaratë qesharake e këtij zyrtarit serb.

“Ne në Serbi jemi zotërinj, lërini tifozët të brohorasin për lojtarët e tyre dhe të injorojnë kundërshtarët”, tha Shurbatoviq.

"Një dënim drakonian, ashtu siç iu hoq akreditimi një kuazi-gazetari, ne duam që të ndëshkohen edhe fansat që bërtisnin në mënyrë skandaloze. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër", shpjegoi ky farë Shurbatoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat