Media e madhe zvicerane: Goditja gjeniale e Shaqirit na bën të ëndërrojmë

Futboll

Media e madhe zvicerane: Goditja gjeniale e Shaqirit na bën të ëndërrojmë

Nga: K.Goca Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:14
Futbollisti Xherdan Shaqiri

Zvicra nuk mori më shumë se një barazim (1:1) në duel me Skocinë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit A të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.

Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi eurogol nga rreth 20 metra në minutën e 26-të, duke barazuar rezultatin 1:1.

“Goditja gjeniale e Shaqirit na bën të ëndërrojmë të tetën e finales”, shkruan mes të tjera mediumi i madh zviceran “Blick”.

Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 4, Skocia 1 dhe Hungaria 0 pikë.

Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat