De la Fuente: Me Italinë, si një finale

Futboll

De la Fuente: Me Italinë, si një finale

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:10
Luis de la Fuente

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, që do të përballet me Italinë në ditën e dytë të Euro 2024, nuk fshihet dhe i dërgon një mesazh të qartë formacionit të Luciano Spallettit. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll premton betejë.

 "Ne duam të fitojmë sepse është një ndeshje e rëndësishme, duam të fitojmë sepse është kundër Italisë dhe është si një finale. Ne duam t'i fitojmë të gjitha.

Ne i njohim ata, i njohim lojtarët e tyre dhe e dimë se ata janë në formë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e ekuilibruar”.

"Ne mund të luajmë futboll kontrollues, por në të njëjtën kohë të bëjmë tranzicione më të shpejta. Duhet të interpretojmë të gjithë këta skenarë duke përfituar nga karakteristikat e lojtarëve tanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat