Pashaliq: Ndaj Shqipërisë humbëm dy pikë, urime kundërshtarit e turp për ne!

Futboll

Pashaliq: Ndaj Shqipërisë humbëm dy pikë, urime kundërshtarit e turp për ne!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:01
Mario Pashaliq

Mesfushori i Kroacisë, Mario Pashaliq tha për mediet pas barazimit 2-2 ndaj Shqipërisë se sot humbën dy pikë.

Ai theksoi se Shqipëria nuk u ndal dhe e uron për këtë fakt, ndërsa shton se kjo ndeshje ishte një turp për skuadrën e Kroacisë.

“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne.

Duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të shikojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e fundit sepse kemi një shans ndaj Italisë”-deklaroi Pashaliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat