Zguro rikthehet në Superiore, firmos për një sezon me Partizanin

Futboll

Zguro rikthehet në Superiore, firmos për një sezon me Partizanin

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:38
Vangjel Zguro

Vangjel Zguro është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit.

Këtë lajm e bën publik klubi i “Të Kuqve” të kryeqytetit, i cili thekson se mbrojtësi ka firmosur për të qenë pjesë e Partizanit për një sezon.

"Partizani njofton arritje e marrëveshjes me Vangjel Zguron.

Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoi titullin kampion me Strugën.

Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1-vjeçare”-njofton Partizani", njofton Partizani/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat