Një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, pamje dramatike

Futboll

Një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, pamje dramatike

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:55
Pamje

Një tjetër tifoz shqiptar kapërceu rrethimin e brendshëm të stadiumit, duke u futur në fushë, gjatë duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi në barazim 2:2. 

Goli dramatik i kuqezinjve në minutën e 95-të, bëri që tifozi të mos përmbahej, duke vërshuar drejt fushës.

Ai kaloi sigurimin e stadiumit për t’u futur në tapetin e gjelbër, teksa ky moment u kap nga kamerat amatore në stadium, duke mos u transmetuar nga regjia qendrore.

Gjithçka kaloi pa incidente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat