Skocia a Zvicra?

Futboll

Skocia a Zvicra?

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Skocia do të përballet me Zvicrën, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Zvicra vjen në këtë takim, pas fitores me Hungarinë në ndeshjen e parë me shifrat 1-3, dhe me një rezultat pozitiv ditën e sotme, ata mund të kualifikohen për më tej. Xhaka dhe Shaqiri do të jenë titullarë në takimin e sotëm.

Nga ana tjetër është Skocia që vjen nga një humbje turpëruese me shifrat 5-1 nga Gjermania në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian. Skocezët vijnë me moral të ulët nga ajo disfatë më shifra të thella, por në takimin e sotëm, ata duan t’i tregojnë Europës që mund të bëjnë diçka.

FORMACIONET ZYRTARE

SKOCIA (5-4-1): Gun; Robertson, Tierni, Hanlei, Hendri, Raiston; MekGin, MekGregor, Gilmur, MekTomini, Adams | Trajner: Stivi Klark

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vidmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri; Vargas, Ebisher; Ndoje | Trajner: Murat Jakin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat