Vajza e trajnerit brazilian shpërthen në lot për barazimin e Shqipërisë

Futboll

Vajza e trajnerit brazilian shpërthen në lot për barazimin e Shqipërisë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:04
Vajza e trajnerit brazilian shpërthen në lot

Zemrat e miliona shqiptarëve anembanë botës janë mbushur me gëzim për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024.

Dhe emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon kjo foto, vajza e trajnerit brazilian, Silvinjo.

Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teksa fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat