Po ky është Xherdan Shaqiri spektakolar, çon në këmbë stadiumin

Futboll

Po ky është Xherdan Shaqiri spektakolar, çon në këmbë stadiumin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 qershor 2024 Në ora: 20:02 Përditësuar në ora: 22:52 më 19.06.2024
Futbollisti Xherdan Shaqiri momentin kur shënon

Xhaka e Shaqiri titullarë, Zvicra fiton një pikë me Skocinë

Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me Skocinë, në takimin e xhiros së dytë në Grupin A të Kampionatit Evropian në futboll.

Fall Xherdan Shaqirit që sonte u rikthye titullar, Zvicra shijoi pikën e madhe ndaj skocezëve.

Ndeshje me plot raste, dy gola dhe një shtyllë pingule u qlllua.

Skocia herë pas here ishte e rrezikshme për portën e portierit Sommer.

Skocia - Zvicra 1:1

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 40.000.

Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).

Shënues: Schar (13' - autogol) - Shaqiri (26').

kartona të verdhë: McTominay, McKenna, McGinn - Rodriguez, Sierro.

Skocia: Gunn, Hanley, Hendry, Tierney (McKenna 61'), Ralston, McTominay, Gilmour (McLean 79'), Robertson, McGinn (Christie 90'), C. McGregor dhe Adams (Shankland 90').

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer (Stergiou 86'), Freuler (Sierro 75'), G. Xhaka, Aebischer, Shaqiri (Embolo 60'), Vargas (Rieder  75') dhe Ndoye (Amdoun 86').

Në minutën e 13-të, Fabian Schar ia ndërroi kahjen topin duke shënuar autogol, 1:0. Gëzimi për skocezët nuk ka zgjatur më shumë se 13 minuta.

Xherdan Shaqiri nga rreth 20 metra shënoi eurogol në këndin e epërm, 1:1 në minutën e 26-të.

Goli i tij spektakolar ngriti në këmbë gjithë stadiumin.

Në minutën e 32-të, Ndoye në pozitë ideale e nga afërsia, por portieri skocez Gunn bëri mrekulli, shpëtoi portën e tij.   

Tre minuta e fundit të pjesës së parë (42') Granit Xhaka dërgoi gjuajtje të fortë por nuk befasohet portieri skocez.

Në minutën e 58-të, Ndoye i Zvicrës habit të gjithë, humb rastin e qind për qindtë. 

Në minutën e 67-të, fat i madh për Zvicrën.

Shtylla e djathtë pingule e shpëtoi Zvicrën.

Grant Hanley i pafat, goditja nuk hyri në portën e Sommerit, shtylla ia mohoi golin.

Në minutën e 90-të, Amdouni i Zvicrës lëshoi një rast të mirë për gol, gjuajti jashtë portës.

Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 4, Skocia 1 dhe Hungaria 0 pikë.

Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).

Lojë e madhe

(E plotësuar) - 90' Amdoni dështoi nga afërsia dhe fat për Skocinë. 

89' Lojë e luftuar por baras.

85' A do kryhet baras?

81' Edhe pak minuta deri në fund.

78' Zvicra kërkon golin e fitores,

Skocia - Zvicra 1:1

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 40.000.

Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).

Shënues: Schar (13' - autogol) - Shaqiri (26').

kartona të verdhë: McTominay, McKenna, McGinn - Rodriguez, Sierro ,

Skocia: Gunn, Hanley, Hendry, Tierney (McKenna 61'), Ralston, McTominay, Gilmour (McLean 79'), Robertson, McGinn (Christie 90'), C. McGregor dhe Adams (Shankland 90').

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer (Stergiou 86'), Freuler (Sierro 75'), G. Xhaka, Aebischer, Shaqiri (Embolo 60'), Vargas (Rieder  75') dhe Ndoye (Amdoun 86').

72' Ndeshje e luftuar.

67' Shtylla e djathtë pingule e shpëtoi Zvicrën! Grant Hanley pafat, fati në anën e Zvicrës.

64' Lojë e madhe.

60' Shaqiri zëvendësohet.58' Ndoye i Zvicrës habit të gjithë, humb rastin e qind për qindtë.

57' Vargas gjuan zhagas por e lehtë për portierin skocez.

55' Edhe më tej baras.

52' Skocia në presion..

48' Zvicra do fitoren e kualifikimit.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Lojë e bukur.

42' Granit Xhaka dërgoi gjuajtje të fortë por nuk befasohet portieri skocez.41' Skocia po lufton me mish e më shpirt.

38' Po luftojnë dy kombëtaret.

35' Për Shaqirin është ndeshja e 124 në fanellën Zvicrës dhe goli i 32-të.

Skocia - Zvicra 1:1

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 40.000.

Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).

Shënues: Schar (13' - autogol) - Shaqiri (26').

kartona të verdhë: Rodriguez,

Skocia: Gunn, Hanley, Hendry, Tierney, Ralston, McTominay, Gilmour, Robertson, McGinn, C. McGregor dhe Adams.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer, Freuler, G. Xhaka, Aebischer, Shaqiri, Vargas dhe Ndoye.

32' Ndoye në pozitë ideale e nga afërsia, por portieri skocez bën mrekulli, shpëton portën e tij.  

28' Widmer gjuan mbi portën e Skocisë.

26' Xherdan Shaqiri nga 20 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë, 1:1.

Zvicra po sulmon por pa sukses.22' Shaqiri po shton presionin.

17' Skocia në epërsi.

13' Fabian Schar ia ndërroi kahjen topin duke shënuar autogol, 1:0.

12' Zvicra i bën presion Skocisë.9' A do të shënojë Shaqiri?

6' Zvicra po luan me sukses.

3' Zvicra me Shaqirin kërkon fitore.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Skocia a Zvicra?

Skocia do të përballet me Zvicrën, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Zvicra vjen në këtë takim, pas fitores me Hungarinë në ndeshjen e parë me shifrat 1-3, dhe me një rezultat pozitiv ditën e sotme, ata mund të kualifikohen për më tej. Xhaka dhe Shaqiri do të jenë titullarë në takimin e sotëm.

Nga ana tjetër është Skocia që vjen nga një humbje turpëruese me shifrat 5-1 nga Gjermania në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian. Skocezët vijnë me moral të ulët nga ajo disfatë më shifra të thella, por në takimin e sotëm, ata duan t’i tregojnë Europës që mund të bëjnë diçka.

FORMACIONET ZYRTARE

SKOCIA (5-4-1): Gun; Robertson, Tierni, Hanlei, Hendri, Raiston; MekGin, MekGregor, Gilmur, MekTomini, Adams | Trajner: Stivi Klark

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vidmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri; Vargas, Ebisher; Ndoje | Trajner: Murat Jakin

Pas Gjermanisë, Zvicra do të kërkojë të bëhet skuadra e dytë, që siguron kalimin

Pas Gjermanisë, Zvicra do të kërkojë të bëhet skuadra e dytë, që siguron kalimin për në fazën e radhës, të Kampionatit Evropian të futbollit, me “Helvetët” e Zvicrës, që do të luftojnë për 3 pikët e radhës, kësaj here në “RheinEinergieStadion”, të Këlnit, përballë përfaqësueses së Skocisë, në sfidën e dytë të Grupit A, të Euro 2024.

Sa i përket formacioneve, tekniku Steve Clarke ka vendosur t’i rreshtojë të tijët, me formulën tejet defensive 5-4-1, ku në portë është vendosur Gunn. Në krahët e mbrojtjes janë Robertson e Ralston, me qëndrën që mbulohet nga Tierney, Hanley e Hendry. Në mesfushë janë vendosur McGinn, McGregor, Gilmour e McTominay, ndërsa në sulm vendoset i vetëm Chee Adams.

Në krahun tjetër, tekniku Murat Yakin i ka pozicionuar “Helvetët” e tij, me formulën 3-4-2-1, me portën që mbulohet nga “gardiani” i Inter, Yann Sommer e para tij në mbrojtje vendosen Schar, Akanji e Rodriguez.

Në krahët e mesfushës pozicionohen Ëidmer e Shaqiri, me qendrën që mbulohet nga Freuler e kapiteni Granit Xhaka.

Më të avancuar janë Aebischer e Vargas, ndërsa në sulm qëndron i vetëm talenti i Bologna, Dan Ndoye.

Si do zbresin në fushë Skoci-Zvicër?

Skoci-Zvicër përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në “RheinEnergieStadion”, duke nisur nga ora 21:00 për të mbyllur llogaritë e takimeve të dyta të Grupit A.

Skocia vjen në këtë përballje pas humbjes 5-1 ndaj Gjermanisë dhe i duhen patjetër pikë për të mbetur në lojë për kualifikimin në raundin tjetër.

Nga ana tjetër Zvicra që fitoi 3-1 ndaj Hungarisë, nëse do të ketë sukses edhe në ndeshje e kësaj mbrëmjeje atëherë do të mbyllë llogaritë për raundin tjetër.

Ndërsa jemi në prag të kësaj sfide, trajnerët Clarke dhe Yakin kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e lojës skuadrat e tyre.

Kthehet Xherdan Shaqiri, Xhaka kapiten

Zvicra sonte kërkon fitoren e radhës në Grupin A.

Futbollisti Xherdan Shaqiri kthehet në formacionin titullar. 

Granit Xhaka është kapiten si zakonisht. 

Ndeshja luhet nga ora 21.00 në kuadër të Euro 2024.

Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me (një ndeshje më pak), Hungaria 0 dhe Skocia 0 pikë (një ndeshje më pak). 

Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat