Ivkoviq nuk e duron barazimin me Shqipërinë: Daliç sillej si babë, jo si trajner! 

Futboll

Ivkoviq nuk e duron barazimin me Shqipërinë: Daliç sillej si babë, jo si trajner! 

Nga: K.Goca Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:27
Ivkoviq e Daliç

Ekspert i televizionit kroat, HRT-së, Tomisllav Ivkoviq, ish portieri i mirënjohur, thumbon selektorin e Kroacisë, Zlatko Daliç pas barazimit me rezultat 2:2 me Shqipërinë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian në futboll.

“Shutalo bën atë që nuk duhet bërë. Unë i kuptoj të gjitha, por jam në futboll për një kohë shumë të gjatë, i vlerësoj dhe respektoj të gjithë.

Gjithçka ishte e qartë për mua edhe para Kampionatit Evropian dhe jam i sigurt se kështu ishte edhe për Daliçin.

Disa nga lojtarët tanë nuk janë në formën që kanë qenë. Në rreshtin e fundit, Juranoviç nuk luan në Union Berlin, Stanishiq është standard në Leverkusen,

Shutalo duket se ka inat me dikë.

Që kur ka ardhur te Ajaxi, djali ka humbur çdo arsye, është bërë një lojtar që shtyn veten. Kemi Perishiqin, i cili është profesionisti më i madh ndonjëherë. Brozoviç është jashtë formës. Modriç nuk është fizikisht i gatshëm dhe kjo dukej” – tha mes të tjera Ivkoviq.

“Një tjetër gjë është se Daliç mendon si babë dhe jo si trajner. I kërkoj falje Modriçit, por ai nuk është ashtu siç ka qenë, dhe ta kritikoj atë është e turpshme për mua”, përfundoi Ivkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat