Laçi: Do synojmë vendin e dytë

Futboll

Laçi: Do synojmë vendin e dytë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:47
Qazim Laçi - majtas

Qazim Laçi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë ditën e sotme për Kombëtaren shqiptare.

Ai arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes në barazimin kundër Kroacisë. Pas mbarimit të ndeshjes, Laçi dha një intervistë ku u shpreh i bindur për kualifikimin:

“Kështu siç shkoi ndeshja me golin në fund, edhe performanca jonë sot e meritonte të paktën një pikë. Kemi bërë mirë, luftuam shumë për një pikë e meritojmë 100%.

Patjetër jam shumë i lumtur për golin por më shumë ka rëndësi pika se na jep konfidencë për ndeshjen me Spanjën.

Të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Pse jo, të tentojmë vendin e dytë dhe të tretë edhe pse do të jetë e vështirë”, tha Laçi për “TV Klan” pas ndeshjes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat