Asllani: Gjynah për golat e pësuar, mund t’i evitonim!

Futboll

Asllani: Gjynah për golat e pësuar, mund t’i evitonim!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:34
Asllani në veprim

Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Kroacisë teksa pas ndeshjes foli Kristjan Asllani.

Mesfushori theksoi se skuadra kuqezi mund t’i evitonte golat e pësuar ndërsa shtoi se gjithsesi janë të lumtur me një pikë.

“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët.

Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur.

Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat