Selektori i Kroacisë e pranon

Futboll

Selektori i Kroacisë e pranon

Nga: K.G. Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:14
Daliç

Kombëtarja e Shqipërisë ka befasuar medalistin e bronztë të Kampionatit Botëror, Kroacinë, duke luajtur baras (2:2) në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B më Kampionatin Evropian në futboll. 

“Është e vështirë kur pëson gol në minutën e fundit, por kur shikon pjesën e parë është mirë”, - theksoi selektori i Kroacisë, Zlatko Daliç, transmeton mediumi kroat “24 sata”. 

“Nuk ishte e lehtë, një lojë shumë e vështirë dhe dy pjesë të ndryshme.

Në të dytën bëmë maksimumin, kaluam në avantazh 2:1 dhe pësuam atë gol në fund. Gjithçka është ende në duart tona.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë.

Shkojmë tani ndaj Italisë, asgjë nuk kemi humbur”, tha Daliç pas barazimit me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat