Kapiteni Berat Gjimshiti: Jam i lumtur me Hysajn që zhvilloi një ndeshje të mirë sot

Futboll

Kapiteni Berat Gjimshiti: Jam i lumtur me Hysajn që zhvilloi një ndeshje të mirë sot

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:02
kapiteni Berat Gjimshiti - majtas

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ishte ndër më të mirët në fushë sot, me barazimin që kuqezinjtë morën kundër Kroacisë, me shifrat përfundimtare 2-2. Megjithatë, mbrotjësi nuk u shpresh shumë i lumtur në lidhej me 2 golat që pësoi ekipi jonë:

“Të them të drejtën jam i lumtur për ekipin, reagimi ka qenë i fortë. Na duheshin disa minuta për të kthyer lojën por gjithsesi e merituam këtë barazim. Nuk jam i lumtur me 2 golat e pësuar.

Po ashtu edhe me Italinë, këto kombëtare nuk i duhen shumë që të bëjnë gola. Ka pasur disa goditje por i kemi mbrojtur mirë, kemi qenë edhe agresiv. Golat duhet t’i kapërdijmë. Për mbrojtjen nuk është gjë e bukur kur merr 2 gola, por duhet t’i lëmë pas.

E respektuam shumë Italinë, kanë munguar faullat. Besoj se sot ishin të gjithë gati të japin 100% në fushë. Kroacia ka mesfushën më të mirë në botë dhe prapë ne i bllokuam.

E dimë Spanjën, ato janë favorit për çdo ndeshje që luan. Jo vetëm te ne por edhe për të fituar të gjithë Europianin. Do t’i analizojmë dhe do përpiqemi të bëjmë më të mirën. Edhe sot kishim mundësi ta çonim ndeshjen deri në 3-0.

Tifozët janë gjithmonë “on top”. Pjesa më e madhe kanë qenë pozitiv. Jam i lumtur sot për reagimin e Elseid Hysajt. Ju thash edhe dje që Hysaj ka më shumë se 10 vjet eksperiencë. Jam i lumtur që Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat