Publikohen formacionet e sfidës Gjermani - Hungari

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Gjermani - Hungari

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:50
Formacionet

Pasi siguruan një fitore spektakolare, në sfidën hapëse të Euro 2024, “Pancerat” e Gjermanisë kërkojnë triumfin e radhës, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa këtë herë do të përballen me përfaqësuesen e Hungarisë, në “MHP Arena” të Shtutgartit, në sfidën e dytë të fazës së grupeve.

Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Kimmich e Mittelstadt, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Tah.

Më të tërhequr janë Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Gundogan e Florian Ëirtz janë vendosur pas Kai Havertz.

Në krahun tjetër, tekniku Marco Rossi i ka pozicionuar djemtë e tij me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Gulacsi e para tij Dardai, Orban e Fiola.

Në krahët e mesfushës janë Kerkez e Bolla, me qendrën që mbulohet nga Schafer e Nagy. Më të avancuar pozicionohen Szoboszlai e Sallai, ndërsa në majën e sulmit qëndron Barnabas Varga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat