Gjermania gjunjëzon Hungarinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Futboll

Gjermania gjunjëzon Hungarinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 qershor 2024 Në ora: 17:51 Përditësuar në ora: 19:50 më 19.06.2024
Pamje nga ndeshja

Gjermani lider i grupit

Gjermania ka shënuar fitoren e radhës në Grupin A të Kampionatit Evropian. 

Gjermanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Hungarisë, kësisoj siguruan kalimin në të tetën e finales.

Kjo humbje ia ka vështirësuar jetën hungarezëve për kualifikim, ndërsa gjermanët e presin me qetësi sfidën e fundit të Grupit kundër Zvicrës.  

Në minutën e 11-të, Havertz ballë për ballë me portierin hungarez, ky i fundit më i suksesshëm.

Gjermania - Hungaria 2:0

Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 50.000.

Shënues: Musiala (22')..

Kartona të verdhë: Rudiger - Varga.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstadt, Andrich (Can 72'), Kroos, Gündogan (Undav 84'), Musiala (Fuhrich  72'), Wirtz (Sane 58') dhe Havertz (Fullkrug 58').
Hungaria: Gulacsi, Fiola, Orban, M. Dardai, Bolla (Adam 76'), A. Nagy (Kleinheisler 64'), Schafer, Kerkez (Z. Nagg 76'), Sallai (Csoboth  87'), Szoboszlai dhe Varga (Gazdag 87').

Mbrojtja e Hungarisë e shpërqendruar në minutën e 22-të, ku lojtari Musiala nuk fali nga afërsia duke shënuar për 1:0.

Në minutën e 26-të, futbollisti Dominik Szoboszlai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi bukur dhe Neuer me mund të madh shpëtoi portën e tij. 

Në minutën e 67-të, Gündogan me një goditje të fortë e përtoke nga rreth 11 metra shënoi për 2:0.

Në minutën e 90-të Kimmich i Gjermanisë, shpëtoi gol të sigurtë, duke e hequr topin nga vija fatale. 

Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 3 (një ndeshje më pak), Hungaria 0 dhe Skocia 0 pikë (një ndeshje më pak). 

Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).

Gjermanët të fortë

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

90' Kimmich shpëtoi gol të sigzrt, duke hequr topin nga vija fatale gjermane. 

84' Gjermania drejt fitores së radhës.

 79' Pak minuta shpresë për Hungarinë.

72' Pak shpresa për Hungarinë.

Gjermania - Hungaria 2:0

Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 50.000.

Shënues: Musiala (22')..

Kartona të verdhë: Rudiger - Varga.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstadt, Andrich (Can 72'), Kroos, Gündogan (Undav 84'), Musiala (Fuhrich  72'), Wirtz (Sane 58') dhe Havertz (Fullkrug 58').
Hungaria: Gulacsi, Fiola, Orban, M. Dardai, Bolla (Adam 76'), A. Nagy (Kleinheisler 64'), Schafer, Kerkez (Z. Nagg 76'), Sallai (Csoboth  87'), Szoboszlai dhe Varga (Gazdag 87').

67' Gündogan me një goditje të fortë e përtoke shënoi për 2:0.

64' Hungaria do barazimin.

61' Hungaria mjaft e rrezikshme.

58' Gjermania është në presion të rivalit.

55' lojë me ritëm.

48' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë.

43' HUngaria do golin e barazimit.39' Lojë e hapur,.

]36' Hungaria mjaft energjike.

34' Gjermania ka epërsinë.

29' Hungaria e mban në presion Gjermaninë.26' Futbollisti Dominik Szoboszlai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi bukur dhe Neuer me mund të madh shpëtoi portën e tij.

22' Kroos po luan mirë Musiala kalon në epërsi Gjermaninë. Mbrojtja e rivalit askund.

17' Ndeshje e luftuar.

14' Gjermania më e mirë.11' Havertz ballë për ballë me portierin hungarez, ky i fundit më i suksesshëm.

9' Hungaria aspak inferiore.

6' Gjermania po sulmon.

3' Hungaria e rrezikshme.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Publikohen formacionet e sfidës Gjermani - Hungari

Pasi siguruan një fitore spektakolare, në sfidën hapëse të Euro 2024, “Pancerat” e Gjermanisë kërkojnë triumfin e radhës, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa këtë herë do të përballen me përfaqësuesen e Hungarisë, në “MHP Arena” të Shtutgartit, në sfidën e dytë të fazës së grupeve.

Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Kimmich e Mittelstadt, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Tah.

Më të tërhequr janë Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Gundogan e Florian Ëirtz janë vendosur pas Kai Havertz.

Në krahun tjetër, tekniku Marco Rossi i ka pozicionuar djemtë e tij me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Gulacsi e para tij Dardai, Orban e Fiola.

Në krahët e mesfushës janë Kerkez e Bolla, me qendrën që mbulohet nga Schafer e Nagy. Më të avancuar pozicionohen Szoboszlai e Sallai, ndërsa në majën e sulmit qëndron Barnabas Varga.

Gjermani e trimëruar ndaj Hungarisë

Gjermania do të përballet me Hungarinë, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Gjermanët vijnë me humor të ngritur, pasi në takimin e parë, hapës të Europianit, arritën të fitonin me shifrat e thella 5-1 kundër Skocisë.  Nagelsman i ka bezuar lojtarëve më të mirë që ka në dispozicion dhe pritet që vendasit të marrin një tjetër rezultat pozitiv po ashtu si i pari.

Nga ana tjetër është Hungaria e cila u mposht në ndeshjes e parë nga Zvicra me shifrtat 1-3. Hungarezët luajnë shanset e fundit të kualifikimit kundër ekipit më të fortë të grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Havertz | Trajner: Julian Nagelsman

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashil; Fiola, Orban, Dardai; Bolla, Nagi, Shafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga | Trajner: Marko Ros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat