Shqipëria barazoi me Kroacinë/ Rama: Kjo quhet krenari, kokën lart dhe kështu përpara!

Futboll

Shqipëria barazoi me Kroacinë/ Rama: Kjo quhet krenari, kokën lart dhe kështu përpara!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:36
Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përballjes emocionuese të Shqipërisë kundër Kroacisë  në kuadër të Kampionatit Evropian  Euro 2024. Sipas Ramës, sfida e sotme ishte një krenari e madhe për të gjithë shqiptarët.

Postimi i Ramës:

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat